Drejtori sportiv i Atletico-s, Villaverde: Në këtë fazë nuk ka favoritë

Drejtori sportiv i Atletico-s, Villaverde: Në këtë fazë nuk

Shorti i hedhur pak minuta më parë në Nyon të Zvicrës vendosi përballë njëra-tjetrës dy pretendentët kryesorë për titullin e Europa League, Arsenal-in dhe Atletico-n e Madrid-it.

Menjëherë pas shortit, drejtori sportiv i "Los Cholcheoneros" Clement Villaverde, vlerësoi skuadrën angleze, ndërsa theksoi se në këtë pikët ë garës nuk ka skuadër të lehtë.

"Ne kemi qenë në këtë fazë në gjashtë vitet e fundit dhe kjo është gjëja e rëndësishme. Në këtë fazë gjithmonë ka ndeshje të vështira, rivalë të mëdhenj dhe Arsenali është njëri prej tyre.

 "Kualifikimi është i ndarë në  50% me 50 % dhe ka dy ndeshje që mund të jenë krejtësisht të ndryshme."-tha Villaverde për mikrofonin e "Bein Sports".

EMISIONET