Ardi Veliu në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ngarkesën e 613 kg kokainë

Ardi Veliu në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për

Zbulohet motivi që sot paradite çoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Bëbet fjalë për një analizë më të thellë me partnerët tek Krimet e Rënda për sasinë prej 613 kg kokainë që u sekuestrua në kamionin me banane në Durrës në muajin shkurt.

 Mësohet se Veliu zhvilloi një takim me kreun e këtij organi të akuzës, Donika Prela.

Më 4 maj u mësua arrestimi në Gjermani i Arbër Çekaj, pronari i kompanisë "Arbri Garden"  e cila kishte porositur sasinë me banane poshtë së cilës u gjet ngarkesa 613 kg kokainë.  Arrestimi i tij u bë në një provincë pranë Dusseldorfit pasi ishte mbajtur nën vëzhgim prej mëse dy javësh. 

Ngarkesa prej 613 kg kokainë kolumbiane u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në magazinat e Maminasit në Durrës. Kjo është sasia e kokainës më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte e fshehur në një kontenier me fund të dyfishtë që ishte mbushur me banane, dhe kishte destinacion tregun europian.

Droga mbërriti në port më 19 shkurt 2018. 

EMISIONET