Drejtësia restauruese, trajtim psikologjik dhe rehabilitim për të miturit në konflikt me ligjin

Drejtësia restauruese, trajtim psikologjik dhe rehabilitim për të

Pesë qendra parashikohen të ngrihen në Tiranë për të trajtuar psikologjikisht dhe për të rehabilituar të miturit që bien në konflikt me ligjit. Autoritetet e drejtësisë besojnë se izolimi i tyre dhe qëndrimi ne institucionet më të mbyllura nuk është zgjidhje për këtë kategori, ndaj duhet të punohet me shumë për trajtimin psikologjik të tyre.

Auroritetet e drejtësisë po punojnë për të zbatuar projektin e drejtësisë reastauruese, që do të thotë ndërmjetësim dhe rehabilitimi i i viktimës pasi bie ndesh me ligjin.

Drejtësia restauruese gjerësisht në vendet më të zhvilluar ka në fokus të miturit që kryejnë vepra penale, duke u angazhuar në trajtimin e tyre psikiatrik, psikologjik dhe edukimin në vend që të qëndrojë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj,tha se në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës do të ndërtohen 5 qendra që do të trajtojnë rastet e të miturve në konflikt me ligjin dhe në masat për shmangien e tyre pasi i mituri përfundon kohëqëndrimin aty.

Gjonaj: Kodi i drejtësisë penale përt të miturit parashikon realizimin e veprimtarisë rehabilituese nëpërmjet krijimit të një qendre për parandalimin e të miturve dhe të rinjve, e cila ka për qëllim mbikqyrjen dhe mbrojtjen e të miturve pas kryerjes së dënimit sipas përcaktimeve dhe parashikimeve ligjore. Ky institucion është parashikuar të ngrihet brenda datës 1 janar 2019, do të marrë të gjitha masat e nevojshme lidhur me ushtrimin e veprimtarisë rehabilituese për të miturit pasi përfundon periudhën e dënimit.

Kjo qendër do të sigurojë në bashkëpunim dhe me organet e tjera kompetente të gjithë mbështetjen dhe mbikqyrjen e nevojshme për një periudhë 6 mujore nga përfundimi i periudhës së dënimit të të miturve. Marrëveshja që kemi bërë me bashkinë e Tiranës dhe do të fillojë të aplikohet dhe në bashkitë e tjera parashikon vënien në dispozicion të institucionit të shërbimit të provës të një pjesë të ambjenteve në çdo qendër sociale nën administrimin e bashkisë së Tiranës me qëllim zbatimin e programeve dhe detyrave të caktuara për zbatimin e masave të shmangies për të miturit në konflikt me ligjin.

Deputetja e PS-së,  Vasilika Hysi, tha se përpjekjet kanë qenë të vazhdueshme që drejtësia restauruese të jetë një nga 7 shtyllat e refomës në drejtësi.

Hysi: Është shumë e vështirë të kalosh nga mentaliteti i drejtësisë penale tek drejtësia restauruese. Do të doja që kjo drejtësi restauruese të mos i ofrohej atij që ka më shumë para, që ka një avokat shumë më të mirë, por tu ofrohet atyre njerëzve në nevojë që për shkak të rrethanave ekonomiko-sociale të mjedistit mund të gabojnë në jetë dhe që për ta burgosja nuk duhet të ekzistojë. Në dyert e burgjeve të kemi funksionarët e lartë, njerëzit e korruptuar, njerëzit e lidhur me botën e krimit, drogën etj.

Ndërmjetësimi gjithashtu është një nga format, gjykuar nga profesionistët si efikase, për të punuar më shumë në edukimin dhe rehabilitimin e të miturve.

EMISIONET