Drejt qeverisë!

Drejt qeverisë!

Një muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të 4 marsit e pas dy raundeve konsultimesh me të gjitha forcat politike, Presidenti Italian ka vendosur që qeveria e ardhshme të jetë e formuar nga partitë që morën  shumicën e votave të italianëve nga formacioni i partive të djathta të cilët morën mbi 37 % të votave dhe Lëvizjës 5 Yje me rreth 32 %.

Roli i negociatores për të arritur marrëveshjen qeverisëse i është ngarkuar kryetares së Dhomës së Senatit Maria Elisabeta Alberti Caselatti, senatore e Forza Italia.

Prej ditës së djeshme në selinë e senatit të parlamentit italian, ajo ka nisur konsultimet me këto formacione politike e dita e premte është afat i kërkuar nga kreu i shtetit për të referuar nëse ekzistojnë kushtet që koaliconi i qëndrës së djathtë e Lëvizja 5 Yje të qeverisin së bashku.

Pas takimit me Kryetaren e Sentit, lideri i lëvizjes 5 Yje, Luigi Di Maio ka përsëritur JO-në e tij për qeverisur me qëndrën e djathtë e me partinë Forza Italia të Silvio Berlusconit.

"E vetmja qeverisje e mundur e ndryshimti që i kërkohet vendit është ajo në koalicion me Partië Lidhja e jo me të gjitha forcat e qëndrës së djathtë:" 5 Yjet kanë propozuar një qeveri bazuar në modelin gjerman që i jep mundësi Lidhjes e 5 Yjeve të punojnë mjaft mirë së bashku.

Sot kryetarja e dhomës së senatit është takuar me tre lidërt e partive të djathta; Silvio Berlusconi, Matteo Slavini e Giorga Meloni.

 Në përfundim të tij, lideri i Partisë Lidhja i ka bërë apel Lëvizjes 5 Yje  t'i japi fund veto-s. "Shpresojmë, tha ai që të kapërcehet politika e JO-së, e Lëvizja 5 Yje të pranoj të ulemi së bashkur për të folur për programin qeverisës".

Por nëse 5 yjet nuk heqin dorë nga veto-ja e tyre cdo të ndodhë me formimin e qeverisë?

Nëse brenda ditës së premte lëvizja 5 Yje vazhdon t'i thotë jo koaliconit qeverisës me forcat e djathta atëherë dhe këto bisedime negociatore të kryetares së dhomës së senatit kanë dështuar.

Analisët italianë supozojnë një raund të ardhshëm negociatash të drejtuara kësaj here nga kryetari i dhomës së deputetëve Roberto Fico, deputet i Lëvizjes 5 Yje. Por nuk përjashtohet dhe pranimi që Partia Demokratike mund të bëjë ndaj ftesës së 5 Yjeve për të qeverisur së bashku apo krijimi i një qeverie teknike.

Formimi i qeverisë deri më sot duket se nuk ka hapa para. Të gjithë presin fjalën e Presidentit ditën e premte.

EMISIONET