Dramë në një familje shqiptare që jetonte në Itali. Burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij me të cilën kishin tre fëmijë. Vrasja është shënuar të dielën e 27 majit.

Gruaja, e identifikuar si Elca Tereziu, 52 vjeçe humbi jetën në dyshemenë e kuzhinës.

Krimi në sy të djalit 17 vjeçar

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, 27 maj 2018, rreth orës 16:00. Xhevdet Mehmeti, 56 vjeç, me origjinë shqiptare, vrau gruan e tij me një thikë para djalit 17-vjeçar. 

Ai i preu fytin të shoqes, duke u shkaktuar vdekjen e mënjëhershme.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë dhe djali tjetër 19 vjeçar, ndoshta i lajmëruar në telefon nga i vëllai, por policia nuk e lejoi atë të shihte skenën e krimit, pavarësisht insistimit të tij.

Gruaja, 5 prerje në fyt

Viktima Elca Tereziu, kishte pesë prerje me thikë në fyt, sipas hetimeve të para të policisë. Trupi u gjet në kuzhinë, së bashku me armën e krimit. Autori i krimit fillimisht u largua nga shtëpia, ndërsa djali thirrte policinë, por pastaj u dorëzua në dorëzua në një nga kazermat më të afërta në Beverora Avenue. Ai tani është në paraburgim me akuzën për vrasje. 

Merret dëshmia e të miturit që pa ti vritej nëna

Gjyqtari dëgjoi djalin e mitur të çiftit, që në momentin e vrasjes ishte në dhomën e tij të gjumit. Djali dëgjoi britmat e nënës së tij, por nuk ishte në gjendje të ndërhynte për të ndaluar babanë, duke u bërë dëshmitar në vrasjen e të ëmës, ndërsa i ati u largua nga shtëpia. Hetimet për të rindërtuar dinamikën e vrasjes janë në vazhdim. Gjyqtari nuk e ka autorizuar ende shpërndarjen e rezultateve të hetimeve të para. 

Precedentët e 56-vjeçarit dhe "kriza" që po kalonte

Xhevdet Mehmeti punonte si mekanik në një ofiçinë që ndodhej në zonën industriale, por ai po kalonte një periudhë vështirësie. Aktualisht ishte i papunë. Familja, e cila jeton në katin e parë në një ndërtesë me apartamente shumetnike në Viale Dante, një rrugë relativisht qendrore në qytet, gjithashtu kishte vështirësi në pagimin e taksave të bashkëpronësisë. 

Grindjet, me thirrjet e dëshpëruara të gruas që dëgjoheshin edhe nga fqinjët, nuk duket të ketë qenë një episod i izoluar. Disa muaj më parë, një ambulancë kishte ndërhyrë për të shpëtuar gruan. Vdekja e Elcës shënon viktimën e 28 femër që prej fillimit të këtij viti në Itali dhe vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së Elises, vajzës nga Prato që u vra nga e dashura e saj.

/Ora News.tv/