Fundjavën e kaluar, myslimani rus i arteve marciale mikse Khabib Nurmagomedov mundi ish-kampionin irlandez, Conor McGregor në UFC.

Dueli ishte aq intensiv, aq sa cdo njeri po fliste për mënyrën se si u përfshinë myslimanët. Ndër ta ishte reperi amerikan French Montana që bërtiti “Allaku Akbar” pas fitores së Khabib.

Ndërkohë reperi kanadez Drake u kthye në ‘meme’ në rrjete sociale pasi u shfaq me flamurin irlandez për të mbështetur McGregor. Prandaj besimtarët islamikë krijuan një fotografi për humor.

Sipas një faqeje në Twitter, Drake u tmerrua pasi pa Khabib pas ndeshjes duke u hedhur nga kafazi në drejtim të turmës.

Në fotografinë e montuar, Drake shfaqet me një hixhab në kokë dhe në disa të tjera janë shkruajtur fjalët e këngës së tij “In my feelings”, por të përshtatura për fituesin e duelit të UFC.

/Ora News.tv/