"Yesterday" që ka mbatur për një kohë shumë të gjatë rekorde ka ndjerë goditje nga "Scorpion". Albumi i Drake "Scorpion" vendosi një rekord duke listuar 7 këngë përnjëherë në  Billboards Top 10.

Këtë rekord e mbante grupi i famshëm Beatles me 5 këngë në vitin 1964.

Billboard thekson se grupi është i vetmi që ka monopolizuar Hot 100 me 5 këngën në Top 5 në një javë.

Renditja e Drake është si më poshtë:

- "Nice for What" në vendin e parë

- "Nonstop" në vendin e dytë

- "God's Plan" në vendin e katërt

- "In My Feelings" në vendin e gjashtë

- "I'm Upset" në vendin e shtatë

- "Emotionless" në vendin e tetë

- "Don't Matter to Me," ft Michael Jackson në vendin e nëntë.

Dhe ky nuk është suksesi i tij i vetëm. 

Reperi ka thyer rekordin e tij për më shumë këngë në tabelën e Hot 100. Ai ka 27 këngë, duke përfshirë 25 nga albumi "Scorpion".

Gjithashtu Drake theu rekordin me 1 miliardë dëgjime në gjithë botën në javën e parë të publikimit.

/Ora News.tv/