Puntatën e sotme e rubrikës Dosja Investigative e gazetarit Elio Laze sjell për të katërtën javë rastin e familjes Simo. Bëhet fjalën për pronën ku dikur ndodhej Kinema Ali Demi. Pronë e një konteshë angleze iu dhurua shtetit Shqiptar. Një pjesë të asaj prone shteti ia shiti shtetasit Llukan Simo në vitin 1957. Në vitin 1969 z. Simo aplikon pranë Komitetit Ekzekutiv për leje rrethimi për banesën e vet, e për këtë i duhej një kredi nga Banka e Shtetit e cila iu aprovua dhe u shlye konform rregullave.

Historia hapet në vitin 1995 kur me një gjyq absurd shteti njeh pronarë për një tokë të dhuruar pasardhësit e konteshës Garnavon, të cilët nga ana e tyre autorizojnë avokat Përparim Kalon për të kryer veprimet ligjore.

Me nonsense ligjore dhe juridikë një çështje e mbushur me probleme dhe fshehje dokumentesh arrin deri tek biznesmeni Vladimir Kosta i cili blen nga Përparim Kalo këtë pronë që ende është në proces gjyqësor.

Nëpërmjet bashkëpunëtorëve tanë jemi njoftuar me një akt padi që Vladimir Kosta po përgatit kundër nesh. Aty ai kërkon 200.000 euro nga Channel One.

Puntata e sotme e Dosjes Investigative është një përmbledhje ku shikuesit të kenë mundësi të informohen dhe të gjykojnë se përse Channel One kerkohet të gjobitet me 200.000 euro nga Vladimir Kosta.

Historikun e plotë të pronës, për rolin e ish deputetit Vladimir Kosta ndiqni puntatën e plotë të rubrikës Dosja Investigative në Channel One të gazetarit Elio Laze.

/Ora News.tv/