Dosja Investigative/ Skandali, Kisha Katolike falsifikon dokumente dhe i rrëmben pronën qytetarit

Dosja Investigative/ Skandali, Kisha Katolike falsifikon dokumente dhe i

Puntata e sotme e rubrikës Dosja Investigative e gazetarit Elio Laze sjell një skandal ku e përfshirë është Kisha Katolike “Zemra e Krishtit”.

Historia nis në vitin 1961 kur z. Abaz Dinaj blen nga Komiteti Ekzekutiv pronën mbrapa kishës katolike. Në vitin 1973 z. Abaz gjysmën e pronës e kalon në emër të së motrës së tij. Çdo veprim i kryer pranë noterit. Në vitin 1974 familja Dinaj aplikon për një kredi në bankën e shtetit për të zgjeruar dhe rikonstruktuar banesën e blerë. Kredi që miratohet dhe familja Dinaj nis të shlyejë këstet.

Kalvari i vuajtjeve të kësaj familjeje nis në vitin 2011 kur përmbarimi i shkon në derën e shtëpisë dhe i thotë që të lirojnë pronën pasi është e kishës. Me një dokument të Kthim Kompensimit të Pronave të vitit 1996 Kisha Katolike kërkon njohjen e pronës.

Kaluan të tre shkallët e gjyqësorit ku familja Dinaj fiton vetëm shkallën e parë e dy të tjerat i japin të drejte Kishës Katolike. Por familja Dinaj nuk u dorëzua dhe vijoi të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për pronën që e kanë blerë në vitin 1961.

Në mars të vitit 2018 një akt ekspertimi i Policisë Shkencore arrin në konkluzionin që vendimi I Kthim Kompensimit të Pronave është i falsifikuar. Pra Kisha Katolike ka përfituar një tokë duke falsifikuar dokumente zyrtarë.

Për më shumë ndiqni videon e plotë të rubrikës Dosja Investigative në Channel One të gazetarit Elio Laze ku u trajtua pikërisht ky super skandal.

/Channel One/


EMISIONET