Puntata e sotme e rubrikës "Dosja Investigative" të gazetarit Elio Laze në Channel One sjell mjerimin e një shkolle vetëm pak kilometra larg Kombinatit.

Një ankesë e mbërritur në redaksinë e “Dosjes Investigative” në adresën [email protected] na sinjalizonte për kushtet skandaloze të shkollës 9-vjeçare Ibrahim Hima në fshatin Prush të njesisë administrative Vaqarr.

Grupi i xhirimit konstatoi një shkollë ku studionin 250 fëmijë ne kushte skandaloze. Pa ndriçim, pa ngrohje e ku më skandalozja ishte fakti që tualetet ndodheshin në oborrin e shkollës.

Pas marrjes së pamjeve filmike dhe prononcimit të drejtorit të shkollës, Dosja Investigative iu drejtua Bashkisë së Tiranës për informacion.

Për më shumë rreth kësaj çështjeje ndiqni videon e plotë të rubrikës “Dosja Investigative” në Channel One.

/Ora News.tv/