Puntata e sotme e rubrikës Dosja Investigative e gazetarit Elio Laze në Channel One, solli faktet tronditëse se si studentët e UBT vidhen nga institucioni ku ata studiojnë.

Një denoncim I mbërritur në redaksinë e CH1 muaj përpara na sinjalizoi që studentët e UBT paguajnë deri në 50 % më shumë tarifë se Vendimi I Këshillit të Ministrave.

Intervistat e studentëve e konfirmuan një gjë të tillë. Por zv/Rektori I UBT Remzi Keco e mohoi një gjë të tillë.

Dosja Investigative arriti të sigurojë mandatet e paguara nga studentët. Mandatet e bankës si dhe ato të gjeneruara nga sistemi elektronik I UBT. Vjedhja duket qartë. Studentët kanë paguar deri në 50 % më shumë se sa Këshilli I Ministrave ka vendosur.

Për këtë cështje policia nisi një hetim si dhe ka referuar rastin në Prokurorinë e Tiranës.

Për më shumë, ndiqni videon e plotë të puntatës së sotme të rubrikës Dosja Investigative të gazetarit Elio Laze

/Ora News.tv/