Puntatën e sotme e rubrikës Dosja Investigative e gazetarit Elio Laze sjell për të tretën javë rastin e familjës Simo. Bëhet fjalën për pronën ku dikur ndodhej Kinema Ali Demi. Pronë e një konteshë angleze iu dhurua nga vetë kontesha Garnarvon shtetit Shqiptar. Një pjesë të asaj prone shteti ia shiti shtetasit Llukan Simo në vitin 1957. Në vitin 1969 z. Simo aplikon pranë Komitetit Egzekutiv për leje rrethimi për banesën e vet, e për këtë i duhej një kredi nga Banka e Shtetit e cila iu aprovua dhe u shlye conform rregullave.

Historia hapet në vitin 1995 kur me një gjyq absurd shteti njeh pronarë për një tokë të dhuruar pasardhësit e konteshës Garnavon, të cilët nga ana e tyre autorizojnë avokat Përparim Kalon për të kryer veprimet ligjore.

Me nonsense ligjore dhe juridikë një cështje e mbushur me probleme dhe fshehje dokumentesh arrin deri tek bisnesmeni Vladimir Kosta i cili blen nga Përparim Kalo këtë pronë që ende është në process gjyqësor.

Sot redaksia e Dosjes Investigative u njoftua nëpërmjet një shkrese nga Autoriteti I Mediave Audiovizive për një ankesë të paraqitur nga Konsulli I Nderit I Republikës Demokratike të Sri Lankës Mirton Lika për televizionin Channel One.

Historikun e plotë të pronës, për rolin e avokatit Përparim Kalo, të ish deputetit Vladimir Kosta dhe të Konsullit të Nderit të Republikës Demokratike të Sri Lankës në Shqipëri Mirton Lika ndiqni puntatën e plotë të rubrikës Dosja Investigative në Channel One të gazetarit Elio Laze. 

/Ora News.tv/