Puntata e sotme e rubrikës “Dosja Investigative” e gazetarit Elio Laze në Channel One sjell në dritë faktet se si vidhen paratë publike. 

Në bazë të një vendimi të këshillit administrative të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor një farmaci para se të lidhë një kontratë për rimbursimin e farmacisë më ISKSH duhet të zbatojë disa kritere ku një ndër to është që farmacia duhet të ketë një distancë prej 20m larg nga Qendrat Shëndetësore. 

Emisioni "Dosja Investigative" gjatë vëzhgimit evidentoi që kjo pikë e kontratës mes Farmacive dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nuk zbatohet. Çfarë po ndodh me zbatimin e këtij vendimi?

 Përse nuk respektohen vendimet e kontratës? A ka kompromise mes farmacive dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor? Kush i bën këto kompromise në kurriz të taksapaguesve shqiptarë ?

Për më shumë ndiqni videon e plotë të puntatës së sotme të emisonit “Dosja Investigative” të gazetarit Elio Laze.

/Ora News.tv/