Pas Shkëlzen Berishës dhe ish-Ministrit Genc Ruli Prokuroria e Tiranës është në kërkim të gjetjes për të marrë në pyetje biznesmenin Ndue Kalaj në lidhje me privatizimin e CEZ, i cili deri tani nuk është gjendur. Ndërkohë që janë dërguar letërporosi edhe në Çeki për ti vënë në dispozicion dokumentacionin e privatizimit.
Pas rihapjes së hetimit për privatizimin e CEZ, Prokuroria e Tiranës është në kërkim të dëshmitarit Ndue Kalaj. Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije kanë derguar dy herë flete-thirrje ne banesen e Kalajt të Tiranë por është konstatuar se ai nuk ndodhet ne Shqipëri.
Në këto kushte organi i akuzës ka kërkuar nga policia të kërkojë vendndodhjen e Kalajt. Gjithashtu hetuesit kanë dërguar fletë thirrje në adresat e tij zyrtare të banimit në Tiranë, Kosovë dhe Francë, por deri tani nuk ka ardhur ndonjë pergjigje.
Gjithashtu hetuesit e çështjes i kanë dërguar letër porosi autoriteteve çeke për të siguruar dokumentacionin mbi privatizimin e CEZ.
Kujtojmë se Kalaj nuk ka dëshmuar as në Komisionin Parlamentar të ngritur për çështjen në fjalë. Sipas kallzimit të bërë nga komisioni hetimor parlamentar i ngritur nga Partia Socialiste, Ndue Kalaj ka patur rolin e ndërmjetësit mes shtetit shqiptar dhe kompanisë CEZ.
Deri tani janë marrë në pyetje djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe ish-Ministri i Energjitikës Genc Ruli.

/Ora News.tv/