Përgjimet nga dosja 339, merret në pyetje edhe Ani Dyrmishi

Përgjimet nga dosja 339, merret në pyetje edhe Ani Dyrmishi

Tetë persona janë marrë deri tani në pyetje për dosjen 339, pas përgjimeve të publikuara nga Bild. 

Dy prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Premçi kanë marrë në pyetje deputetin socialist të Shijakut, Ilir Ndraxhi.

Një tjetër person i marrë në pyetje është edhe Ani Dyrmishi, drejtor i Hipotekës së Durrësit në kohën kur janë përgjuar bisedat.

Në 5 qershor Bild publikoi 6 audiopërgjimet e bisedave të Astrit Avdylajt kreu i grupit kriminal në Shijak.

Përgjimet tregonin angazhimin e tij për të siguruar vota për PS si dhe për të emëruar në listën e PS si kandidat për deputet Ilir Ndraxhi.

EMISIONET