Borusia e Dotmund ka harruar të fitojë. Verdhezijtë e drejtuar nga Bosz u mundën në “Signal Iduna Park” nga Werder Bremen me rezultatin 2-1.  

Ishte talenti 21 vjeçar Maximilian Eggestein që zhbllokoi takimin me një goditje të kalibruar nga rreth 20 metra, me Eggenstein që shënoi golin e tij të parë personal në këtë sezon. Me epërsinë minimale të gjelbërit u nisën drejt dhomave të zhveshjeve.

Në fraksionin e dytë, gabonezi Aubamejang duke përfituar nga një rrëmujë në minutën e 57-të në zonën e Werder, vendosi barazpeshën në 1-1.

Tetë minuta më pas ishtë mbrojtësi Gebre Selassie që kaloi përsëri në avantazh miqtë, duke përfituar nga një gabim në vendosje e mbrojtësve verdhezi, dhe duke i dhënë fitoren Werder Bremen.

Një gol në fraksionin e parë të lojës nga Arturo Vidal i ka mjaftuar Bayernit të Munihut për të marrë 3 pikët në fushën e Eintrakt Frankfurt. Takimet Hamburg-Wolfsburg dhe Leipzig-Mainz u mbyllën në barazim, përkatësisht 0 me 0 dhe 2 me 2.



/Ora News.tv/