Doris Pack apel Ramës: Mos prishni Teatrin, përfaqëson historinë dhe kulturën e Tiranës

Doris Pack apel Ramës: Mos prishni Teatrin, përfaqëson

Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, i ka bërë thirrje kryeministrit dhe kryebashkikut Erion Veliaj, që të heqin dorë nga shembja e Tearit. Në një takim me artistët, ish-zyrtarja gjermane, tha se ky objekt përfaqëson historinë dhe kulturën e Tiranës, ndaj  nuk duhet të shembet. Ndërkohë Shoqata Çamëria, i dha ish-europarlamentares,  titullin e mirënjohjes me motivacion se ajo ka ngritur zërin në mbrojtje të çështjes në parlamentin europian.

Ish-deputetja e Parlamentit Europian zhvilloi një takim me intelektualë dhe aleancën  për mbrojtjen e Teatrit, ndërsa u ka bërë thirrje kryeministrit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që të rishikojnë vendimin për shembjen.

Duke dhënë mbështetjen e saj të plotë për kauzën e Teatrit si një kauzë e drejtë, Pack tha se ky objekt është shpirti i Tiranës dhe mbart një histori që duhet trashëguar.

Doris Pack:“Të gjithë jemi tronditur nga djegia e katedrales së “Notre Damit” 2 javë më parë. Unë nuk po e krahasoj Notre Damin me Teatrin Kombëtar, por ajo është një ndërtesë e cila duhet ruajtur dhe t’i tregoni për të fëmijëve tuaj. Edhe mua kur vij në Tiranë më prek në zemër sepse kur vjen në Tiranë shikon vetëm ndërtesa të larta, të cilat nuk përfaqësojnë kulturën e Shqipërisë.Kreu i Bashkisë dhe të gjithë duhet ta rikonsiderojnë vendimin për shembjen e tij”. 

Aktorët e emëruan ish-deputeten europiane si përfaqësuesen e tyre në Evropë, ndërsa ajo kishte një  sugjerim për protetstuesit.

Doris Pack: “Unë mendoj se nuk duhet të ndalet protesta sepse ndoshta në fund Kryeministri do ta kuptojë që ka dhunuar jetën dhe të drejtën tuaj. Unë unë i bëj një apel Kryeministrit që të reagojë”.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ish-eurodeputetes Doris Pack, iu dha titulli i mirënjohjes nga shoqata çamëria.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u shpreh se Pack ka ngritur zërin ne Parlamentin Europian për çështjen çame.

Shpëtim Idrizi: “Çamëria është një tokë e begatë, një vend që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Një vend që u sakrifikua në vitin 1913-të, për Shqiprinë politike që kemi sot. Një vend që nuk ka patur asnjë diskutim apo debat, që është tokë shqiptare.

Është e pamundur që sot të shpjegojmë, se ende vazhdon Genocidi mbi shqiptarët e Çamërisë. Sot baballarët tanë që kanë lindur në Çamëri, nuk mund të shkojnë dot në vatanin e tyre, të shohin shtëpitë e tyre.

Nuk nuk mund të harrojmë ata persona, që në gjithë vempritarinë e tyre kanë kontribuar për Çamërinë. Në sigurisht që duhet të falenderojmë si komunitet znj.Doris Pack, Europarlamentaren e hekurt, e cila që në vitin 2006-të, ngriti zërin dhe fliste për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Madje në një debat në Parlamentin Europian, kur një Eurodeputet grek kërkonte të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, znj.Pack u çua dhe foli për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë.

Znj.Doris Pack këtu (tregon banerin) është një vajzë e vogël dhe besoj që duhet të jetë në moshën tuaj. Kjo foto është bërë në kampin e refugjatëve të Çamërisë në Kavajë, kur erdhën në Shqipëri. E kërkuam që ta gjenim, të ishte këtu bashkë me ne, por nuk e gjetëm dot. Do donim shumë që mirënjohjen e shqiptarëve të Çamërisë t’jua jepte kjo zonja në foto.

Më bëjnë shumë përshtypje sytë e kësaj vajze të vogël. Ajo është e tronditur se çfarë ka kaluar, është e tronditur sepse nuk kupton çfarë padrejtësie ka bërë ajo, që iku nga vatani i saj. Kush ishte faji i saj dhe faji jonë? Ishte vetëm një, sepse ne ishim shqiptarë dhe kishim besën te zoti. Jam i bindur dhe ajo që garantoj këtu sot, është që shqiptarët e Çamërisë rriten me projekson gjoemetrik, siç rritet e drejta e tyre”.

Doris Pack: "Shtëpia juaj është shumë larg. Dhe minimumi është që ju të shkoni mbrapsht te shtëpitë tuaja dhe të merrni mbrapsht atë çfarë ka ngelur. Jam shumë afër me zonjën Albana Vokshi. Politikanët përgjithësisht premtojnë shumë, por zakonisht nuk i mbajnë, sepse politikane jam dhe vetë. Por jam e sigurt që Albana, Basha dhe të tjerë që janë në dijeni për çështjen çame do të bëjnë në mënyrë ligjore më të mirën për këtë çështje. E vë dhe veten time në këtë vlerësim".

EMISIONET