Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, letra që i prishi pushimet KQZ-së

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, letra që i prishi pushimet KQZ-së

Publikimi i dokumenteve nga ana e Partisë Demokratike që vërtetonin se Pjetri ka fshehur në formularin e vetdeklarimit dënimin në Itali në vitin 2003, ka detyruar Pjetrin të tërhiqet nga marrja e detyrës.

Edhe pse Shkodra që nga dita e hënë ka një këshill të ri bashkiak të zgjedhur në votimet e 30 Qershorit, në zyrën e kryetarit vijon të qëndrojë e qetë demokratja Voltana Ademi, të cilës mandati 4-vjeçar i ka përfunduar në datën 20 Gusht.

PS kërkon që të evitojë refuzimin e Presidentit Ilir Meta për të dekretuar një datë të re zgjedhjesh për kryetarin e bashkisë. Për këtë arsye, KQZ-ja është mundësia që të evitohet një thellim i krizës mes Presidentit dhe Kryeministrit dhe si krizës së drejtimin e Bashkisë Shkodër.

Në rastin se KQZ mblidhet dhe shpall të pavlefshme  zgjedhjet për kryetar bashkie në Shkodër, atëherë brenda 45 ditë që nga data e vendimit duhet të zhvillohen votime në këtë qytet.

EMISIONET