Mesfushori i Hull City, Ryan Mason është tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Vendimi është marrë nga vetë 26 vjeçari i cili në një deklaratë për mediat është shprehur:

"Kam punuar pa pushim në mënyrë që të jem në gjendje të kthehem në fushë, por për fat të keq, pasi kam marrë këshilla të ekspertëve mjekësor tani nuk kam asnjë mundësi, por të tërhiqem për shkak të rreziqeve që kanë të bëjnë me natyrën e lëndimit."

Mason menjëherë pas lëndimit është shtruar në spitalin St Mary’s në Londër.

Mesfushori u lëndua në ndeshjen ndaj Chelsea, pasi pësoi një goditje në kokë me Garry Cahill.

 


/Ora News.tv/