Shefi i Sektorit të Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sokol Jareci sëbashku me përfaqësuesin e FIFA-s, Alen Snody, dorëzuan stemat e reja të FIFA-s për vitin 2019.

Gjithçka ka ndodhur në fund të seminarit katër ditor të zhvilluar në Durrës me të gjithë arbitrat dhe asistentët e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë

Jareci në fjalën e tij u shpreh: “Ky ishte seminari i rradhës i organizuar nga Sektori Arbitrimit në bashkëpunim me FIFA-n, ku pas pushimeve dimërore arbitrat i nënshtrohet testeve teorike dhe fizike, rifreskohen njohuritë e tyre për rregullat e lojës në mënyrë që të jenë të gatshëm për pjesën e dytë të sezonit. Në javën e ardhshme do të fillojmë një tjetër seminar trajnues dhe do të kryejmë testime me arbitrat e kategorive inferjore, ku brenda muajit janar e gjitha klasa arbitrale do të testohet për të qënë gati për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik. Testimet fizike dhe ato teorike bëhen mbi bazën e rregullave të lojës ku duhet ti përgjigjen 20 pyetjeve dhe standarti për të kaluar testimin teorik është dhënia e 17 përgjigjeve të sakta. Testet fizike mund të quhen rutinë sepse arbitrat i kryejnë katër herë në vit, por siç e theksoi edhe instruktori i FIFA-s që ishte në këtë seminar e veçanta ishte përgatitja shumë e mirë gjatë kësaj periudhe dimërore, gjë e cila tregohet edhe me kalimin e testeve nga të gjithë arbitrat”.

Jareci foli edhe për stemat e FIFA-s për vitin 2019. “U rikonfirmuan 3 arbitrat kryesorë të FIFA-s, gjithashtu u rikonfirmuan katër nga asistentët dhe dy asistentë ishin të rinjë dhe morën për herë të parë stemën e FIFA-s.Kjo është lista e arbitrave meshkuj dhe femra, që kanë marrë stemën:

Arbitrat:
1.Enea Jorgji
2.Eldorjan Hamiti
3.Juxhin Xhaja
4.Emanuela Rusta(për herë të parë)
Asistentët:
1.Denis Rexha
2.Rejdi Avdo
3.Ridiger Cokaj
4.Ilir Tartari
5.Nertil Bregasi(hera e parë)
6.Dojando Myftari(hera e parë)
7.Fatjona Borova (hera e parë)
8.Erinda Kume (hera e parë)
Futsal:
Kreshnik Hakrama

/Ora News.tv/