Dorëzohen 40 ton ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet

Dorëzohen 40 ton ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet

40 ton ndihma u depozituan sot në Qendrën e Pritjes dhe Administrimit të Ndihmave, në mbështetje të familjeve të dëmtuara nga moti i keq pak ditë më parë.

Nëpërmjet kësaj nisme, forumi “Biznes Albania” kërkon jo vetëm t’i vijë në ndihmë banorëve,  por edhe të krijojë një traditë të biznesit, për t’iu gjendur pranë komunitetit në raste emergjencash.

Ministrja Xhaçka, vlerësoi nismën dhe siguroi transparencë në shpërndarje, në të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet.  

“Unë dua t’ju siguroj që, ndihmat tuaja, kontributi juaj do të shpërndahet në mënyrë shumë transparente, bazuar mbi nevojat reale që njerëzit kanë.  Bashkë me Forcat e Armatosura, ditë natë, jo vetëm ditët e para të emergjencës, po vazhdojmë të jemi sot, do të vazhdojmë të jemi dëri në rimëkëmbjen e plotë,  të të githë atyre që kanë vuajtur pasojat e një furie të pamëshirshme moti. Sapo jemi kthyer nga Delvina ku kemi ndërtuar një urë, ku kemi lidhur mijra banorë, të cilët për shkak të përmbytjeve dhe prishjes së urës nuk arrinin të komunikonin me akset kryesore kombëtare. Po ashtu po mbarojmë një urë në Dropull dhe do të vazhdojmë të jemi aty ku ka nevojë për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të kthyer të gjithë situatën në normalitet, për të gjithë ata që kanë qenë të prekur nga përmbytjet”,  tha Ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

Dorëzimi i 30 ton ushqimeve për familjet, 10 ton ushqimeve për bagëtitë dhe 10 frigoriferëve u bë në një ceremoni të posaçme, ku morën pjesë, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, Presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi dhe një grup drejtuesish të bizneseve më me zë në vendin tonë.

EMISIONET