Dorëheqja e Kotzias, Idrizi: Na u mërzit Bushati, pinte me të uzo dhe kërcente "zorba"

Dorëheqja e Kotzias, Idrizi: Na u mërzit Bushati, pinte me të uzo

Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Shpëtim Idrizi, deklaron se dorëheqja e Nikos Kotzias si Ministër i Jashtëm i Greqisë, negociatori kryesor në bisedimet me Shqipërinë,  nuk sjell asgjë në diplomacionë greke.

Idrizi: Ajo që ndodh që ka ik Kotzias, është se na u mërzit Bushati. Vetëm kjo ka ndodhur se Bushati e kishte partner shumë të mirë kur pinte uzo dhe kur kërcente zorbën, linte çështjen çame dhe gjithë sinjalet për marrëveshjen e ujërave tregojnë se nuk është në favor të Shqipërisë.

Idrizi thotë se shtrirja e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje do të dëmtonte ekonominë shqiptare.

Idrizi: Largimi në 12 milje ka një efekt shumë të madh sepse e ka thënë vetë Kotzias  që vendosja e kësaj distance e zhvendos Shqipërinë nga zonat ekskluzive ekonomike, ku dihet shumë mirë që aty ka rezerva të mëdha nafte dhe gazi.


EMISIONET