"Dora e zotit" ndal Manchester City-n

"Dora e zotit" ndal Manchester City-n

Manchester City nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Wolves, takim ky i vlefshëm për javën e 3-të të Premier League.

Pavarësisht dominimit konstant të të besuarve të Pep Guardiolës, në "Molineux Stadium" ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh. Autori i golit ishte mbrojtësi Boly që i ndihmuar dhe nga dora e depozitoi sferën në fundin e rrjetës.

Pësimi i golit vendosi në presion sulmin e kampionëve në fuqi që tentuan me të gjitha mënyrat për të dërguar sferën në rrjetë. Por nëse një gjë të tillë nuk e bën Aguero me shokë, e bën Laporte, me mbrojtësin francez që i shërbyer nga Gundogan godet bukur me kokë duke vendosur baraspeshën.

Goli i barazim sikur i dha zemër "qytetarëve" që u hodhën në sulm për të gjetur golin e fitores, por pa rezultat. Me këtë barazim Manchester City mban momentalisht vendin e parë në kuotën e 7-të pikëve, por që shumë shpejt mund "të rrëzohet" nga ky pozicion. Nga ana tjetër, Wolves merr pikën e dytë në këtë sezon, pas barazimit 2-2 në javën e parë ndaj Evertonit.



EMISIONET