Donte ti shpëtonte policisë, pedofili thyen shpinën gjatë arratisjes

Një pedofil i dyshuar nga policia mbeti i paralizuar pasi u hodh nga një dritare teksa përpiqej të arratisej nga kërkimi i oficerëve.

29-vjeçari u kap më parë në një apartament në Moskë, ku dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë 11-vjeçare. Oficerët e kthyen në skenën e krimit për të konfirmuar se si ndodhi abuzimi dhe ia hoqën prangat.

Ai përfitoi nga rasti që të arratisej, prandaj u hodh nga dritarja e katit të tretë. Por hedhja rezultoi e gabuar sepse ai theu shpinën e tij pasi u përplas në tokë.

I dyshuari, i identifikuar si një emigrant nga Kyrgyztani është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtime.

EMISIONET