Donte ta dërgonte në azil, 92-vjeçarja vret djalin

Një grua 92-vjeçare ka qëlluar për vdekje djalin e saj, i cili dëshironte ta dërgonte në azil.

Anna Mae Blessing, i cili akuzohet për vrasje, kuptoi qëllimet e 72-vjeçarit për ta dërguar në shtëpinë e kujdesit për të moshuarit.

"Ti më ke marrë jetën, prandaj un po të marr jetën tënde,"-tha e moshuara ndërsa u shoqërua nga shtëpia e saj në Arizona që e ndante me djalin dhe të dashurën e tij.

Blessing i tha policisë se ajo kishte për qëllim të vriste edhe veten, gjithashtu.

Incidenti ndodhi në mëngjesin e 2 korrikut në qytetin e Fountain Hills.

Djali i Blessing, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, donte që ajo të largohej në azil sepse e ëma e kishte të vështirë për të jetuar me të.

Nëna fshehu dy armë zjarri në xhepat e mantelit të saj para se të përballej me djalin e saj në dhomën e tij të gjumit.

Gjatë argumentit ajo nxori një revolver, të blerë në vitet 1970, dhe gjuajti mbi djalin e saj.

Policia e gjeti 72-vjeçarin, me dy plagë, në qafë dhe në nofull.

Blessing më pas i drejtoi armën të dashurës 57-vjeçare të djalit, e cila arriti që t'ia marrë nga duar dhe e hodhi në një cep të dhomës.

Ajo më pas mori pistoletën e dytë, të cilën sipas policisë ia kishtë dhënë burri i saj i ndjerë në vitet 1970.

57-vjeçarja arriti që t'ia largonte dhe armën e dytë nga duart të moshuarës, para te së thërriste policinë.

Policia e gjeti Blessing në një karrige në dhomën e saj të gjumit. Ajo u tha atyre se duhet të vdiste për veprimet e saj.

EMISIONET