Është dashur një mesazh me përmbajtje thuajse erotike që nisma për t'iu kthyer librit të merrte përmasa të mëdha. E ka qenë pikërisht mesazhi i Ministres së Kulturës që ka shkaktuar një valë të fortë komentesh dhe memesh kundër saj në rrjetet sociale. Mirela Kumbaro i ka habitur të gjithë, përmes një statusi në profilin e saj në twitter, ku bie në sy një gjuhë vulgare.E shkruar në anglisht, por e përkthyer në një gjuhë më të moderuar, Kumbaro thotë: Ne kemi nevojë të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkoni në shtëpi me dikë, dhe ata nuk kanë libra, mos shkoni në shtrat me të. Mos i lini t’iu eksplorojnë ju, nëse më parë nuk kanë eksploruar universin e librave.

Mënyra si ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro prezantoi iniciativën e quajtur “Lëvizja Kombëtare për Lexim” me qëllim nxitjen e leximit tek çdo moshë ka ngjallur mjaft debat dhe meme në rrjetet sociale

Postimi është në anglisht: We need to make books cool again. If you go home with somebody and they don’t have books, don’t fuck them. Don’t let them explore you until they’ve explored the secret universes of books."

Në shqip përkthehet “Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q*** me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”

Ka patur komente të shumta  ku kritikohet zonja Kumbaro se kjo nuk është gjuha e një ministre e për më tepër kulture duhet të përdorë. 

Jo vetëm kaq është zbuluar se kjo shprehje është kopjuar nga një status i një regjisori amerikan filmash John Waters

Çfarë dreqin është kjo? Seksi është zgjedhje personale dhe ti zonjë përfaqëson diçka tjetër nuk je psikologe. Hapeni pra bibliotekën kombëtare se mbetëm të virgjër shkruhet ndë të tjera në postime në twitter.

"Rama eshte mashtruesi me i sinqerte nga te gjithe keta, pergjithesisht rren vete, ndonjehere e asistojne, kurse keta te tjeret jane BOTs-a komplet. Keta ngaqe kane vene pune nje makineri propagande, qe prodhon lende te pare te standartizuar per çdo drejtori, imagjinoni Ministri, çdo komunikim paketohet nga makineria, qe nuk njeh persona, ka thjesht disa mesazhe qe prodhohen nga njesia qendrore e propagandes, qe te tjeret duhet ta riprodhojne me besnikeri. Rendesi ka intensiteti dhe zhanri i mashtrimit, permbajtja shpiket dhe shpifet sipas rastit..kur vemendja perqendrohet te forma, keto quhen incidenti di percorso.." shkruan pedagogu i gazetarisë Ervin Goci në një status në facebook 

Aq shumë janë habitur qytetarët me këtë citim të ministres, saqe ka prej atyre që shprehen me ironi se dikush mund t’ia ketë marrë peng twitterin Kumbaros.

Por dhe aktualiteti politik është bërë pjesë e reagimit kur në një meme thuhet se Meta nuk dekretoi Lleshin se nuk kishte libra.

Ndërsa ish deputetja e PDIU Mesila Doda reagon duke i kujtuar se ministres nuk i lejohet të përdorë një gjuhë të tillë

"Ti nuk je Rama, nuk je Gjushi, nuk je as Saimiri… je nënë, je grua, je e lexuar aq sa për të mos lejuar vetes të përdorësh shprehje të tilla që s’të frymëzojnë e nuk shprehin asgjë… as dashurinë për librin, shkruan Doda.





/Ora News.tv/