Presidenti Donald Trump ka lëshuar sërish thumba ndaj Koresë së Veriut, pak pasi ofroi të luante rolin e negociatorit në zgjidhjen e një konflikti rajonal.

Përmes llogarisë së tij në Twitter, Trump u shpreh kështu: “Përse do të ofendonte Kim Jong-un duke më quajtur ‘të vjetër’ kur unë kurrë nuk do ta quaja ‘të shkurtër dhe të shëndoshë?’ Po përpiqem shumë që të jem miku i tij dhe ndoshta një ditë kjo do të ndodhë!”

Ky postim i Trump ishte i pari i një serie komentesh që ai ka bërë në median sociale lidhur me zgjidhjen e pretendimeve territoriale në Detin e Kinës Jugore. Kina, Vietnami, Filipinet, Taivani, Malajzia dhe Brunei pretendojnë zotërimin e territorit në fjalë, që është kthyer në një çështje tepër të ndjeshme për rajonin. Zoti Trump ofroi ekspertizën e tij për të ndërmuar në këtë proces. “Nëse mund të ndërmjetësoj ose gjykoj, ju lutem më thoni,” u shpreh presidenti amerikan për homologun e tij vietnamez gjatë samitit ekonomik Azi-Paqësor të mbajtur në kryeqytetin e Hanoit.

Vetë konflikti i zotit Trump me Korenë e Veriut vijon të përshkallëzohet, të paktën në ofendimet e shkëmbyera përmes Twitter-it dhe në deklaratat e tij zyrtare. Peniani e konsideroi turin aziatik të zotit Trump si “vizita e një luftënxitësi” ndërkohë që e përshkroi liderin amerikan si një person të vjetër

/Oranews.tv/ 

/Ora News.tv/