Presidenti amerikan Donald Trump u hutua gjatë shtrëngimit të duarve në Samitin e vendeve të Azisë Juglindore, (ASEANC). Si zakonisht, udhëheqësit e këtyre vendeve bëjnë një shtrëngim duarsh duke i kryqëzuar me njëri-tjetrin, ndryshe nga se ndodh zakonisht në takime zyrtare. 

Por, ndërsa Tramp po i shtrëngonte duart nga ana e djathtë me kryeministrin e Vietnamit Hguyen Xuan Phuc, Presidenti i Filipineve mbeti me dorën e zgjatur nga ana e majtë. 

Por, presidenti amerikan e kuptoi “gabimin” dhe filloi të qeshte, duke i dhënë dorën homologut Duterte. Kryqëzimi i duarve është një gjest që tregon miqësinë tradicionale midis vendeve.

 Ndërhyrja tradicionale e kryqëzimit gjithashtu ishte tepër e ndërlikuar për kryeministrin rus Dmitri Medvedev, por ai zgjodhi të mos thyej zinxhirin e 'unitetit' dhe shtrëngoi duart në mënyrë tradicionale.


/Ora News.tv/

/Ora News.tv/