Donald Lu takoi Bashën në selinë PD

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu ishte në selinë e PD-së  për takimin e lamtumirës me kryetarin Lulzim Basha.

Kreu i PD publikoi një mesazh në Twitter pas takimit.

Basha: Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. Ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar..

Ambasadori Lu  largohet nga vendi javën e ardhshme pasi i përfundon mandati.

Gjatë kësaj jave, ambasadori Lu u takua me presidentin, kryetaren e LSI-se. 

Dje në intervistë Donald Lu bëri thirrje për bashkim të demokratëve.

Donald Lu: "Unë i kam këshilluar të gjithë miqtë e mi të cilët punojnë në Partinë Demokratike, dhe së fundmi edhe në LSI, se është shumë e rëndësishme që opozita të shfaqë një front të bashkuar. Dhe që ata njerëz, të cilët e ndiejnë veten mënjanë partisë, sidomos asaj Demokratike, të gjejnë rrugën sërish brenda partisë. Partia Demokratike është një pjesë krenare dhe e fuqishme e kësaj demokracie, dhe ajo duhet të ketë sukses që edhe demokracia të ketë sukses. Prandaj shpresoj që në ditët në vijim, Z. Basha dhe udhëheqësit e tjerë të ndihmojnë në bashkimin e kësaj partie."



EMISIONET