"Forca e Ligjit" e "vettingu", Donald Lu e Vlahutin takojnë Fatmir Xhafaj

"Forca e Ligjit" e "vettingu", Donald Lu e Vlahutin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka zhvilluar një takim në ministrinë e Brendshme mesditën e sotme. Bisedimet me ministrin Fatmir Xhafaj është fokusuar në rezultatet e nismës Forca e ligjit, për të cilin pak ditë më parë u paraqit raporti mbi 40 bandat kriminale në Shqipëri. 

Më parë në zyrën e ministrit Xhafaj ka zhvilluar dhe një takim ambasadorja e BE Romana Vlahutin. Ndërsa dhe ekspertët e Euralius kanë diskutuar me Xhafajn mbi hapat e mëtejshëm të "Forca e Ligjit"

Pak ditë më parë u mbajt një takim ku u diskutua mbi koordinimin e punës për hetimin e grupeve kriminale, shkëmbimi I të dhënave dhe ndjekja e dosjeve për të dyshuarit si brenda vendit dhe në shtetet e tjera ka qenë pjesë e diskutimi. 

Takimi ishte mes ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Prokurorit të Përgjithshshëm i Përkohshëm Arta Marku, Ministrit të Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Zv.drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj. 

Në takim u cilësua hap i rëndësishëm verifikimi i të dhënave financiare dhe sekuestrimi i asteve të krimit.

EMISIONET