Shumë artistë hezitojnë të thonë emrat e partnereve të para që kanë patur në jetë, por jo Don Phenom.

Reperi ka vendosur të zbulojë lidhjen e parë të dashurisë, së bashku me emrin e vajzës. Ai ishte pjesë e rubrikës "Haje ose thuaje" në emisionin NIN ku foli hapur pasi e dashura e tij e parë ishte e huaj.

"Kam qenë 13 vjeç, është portorikane, e ka emrin Shaolinë dhe nuk do ta shohë këtë emision", tha Don Phenom dhe pastaj filloi të qeshte me moderatorin.

Ndërsa sa i përket lidhjeve të tij me këngëtaret shqiptare, reperi Don Phenom zgjodhi të mos jepte emra.

/Ora News.tv/