Don Phenom zbulon emrin e reperit shqiptar me të cilin nuk do bashkëpunonte kurrë

Don Phenom zbulon emrin e reperit shqiptar me të cilin nuk do

Reperi Don Phenom ka vetëm pak kohë që ka hyrë në tregun shqiptar dhe ka marrë pëlqimin e madh të publikut.

Që prej projekteve të vjetra kur i bënte diss të drejtpërdrejtë grupit OTR, ai nuk është përfolur për debat apo sherr me asnjë artist të estradës.

Por mbrëmjen e kaluar guxoi të thoshte në emisionin NIN emrin e reperit me të cilin nuk do bënte kurrë bashkëpunim.

"Mc Pimi", tha Don Phenom në rubrikën "Haje ose Thuaje".

Mc Pimi ka vite që nuk është më pjesë e tregut muzikor, por moderatori e pranoi përgjigjen e reperit nga Shkodra.

EMISIONET