Kombëtarja shqiptare e 20 vjeçarëve nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në miqësoren e zhvilluar ndaj Katarit në kryeqytetit francez të Parisit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Ilir Biturku ka zhvilluar një pjesë të barabartë, ku nuk kanë munguar dyluftimet forta në mesfushë.  

Fillimi i lojës ishte më i mirë për Katarin, të cilët arritën të kalonin në avantazh në minutën e 17-të. Pas minutës së 20-të, kuqezinjtë marrin kontrollin e lojës dhe arrijnë të shënojnë në fundin e pjesës së parë, në minutën e 44-të, me anë të sulmuesit Ildi Gruda.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me skuadrën e Biturkut që kishte kontrollin e lojës, duke krijuar më shumë volum loje dhe duke ju afruar portës së kundërshtarit. Trajneri kreu dhe 7 zëvëndësime duke provuar të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion por rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe gjithçka u mbyll 1-1.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Qarri; Lekaj, Ramadani, Sheji, Domi, Marku, Sala, Liço, Sula, Gruda, Tedi Cara ©. ( U aktivizuan: Shala, Oshafi, Murati, Ismailgeci, Çobo, Çelhaka, Gecaj)

/Ora News.tv/