Doli për të blerë bukën dhe nuk u kthye më, në kërkim nëna e dy fëmijëve

Doli për të blerë bukën dhe nuk u kthye më, në

Nëna e dy fëmijëve është larguar nga shtëpia e saj, ndërsa familjarët e kanë shpallur në kërkim.

Sidorela Ramaj, e martuar me dy fëmijë, mësohet se ka shkuar rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm në dyqanin e fshatit Zhupan, aty ku edhe banonte, për të blerë bukë dhe ushqime, dhe nuk është kthyer më në shptëpi.

Sipas denoncimit të bërë nga familjarët, 22 vjeçarja ka pasur me vete edhe një telefon celuar i cili për momentin rezulton i fikur.

Edhe pse është tentuar që nga momentet e para të largimit të telefonohej, gruaja e re, nuk është përgjigjur, çka ka ngjallur edhe dyshimet e familjarëve, duke i detyruar këta të fundit të denoncojnë rastin në Policinë e Fierit.

Ata kanë shpërndarë edhe foton e 22 vjeçares, në tentativë për ta gjetur atë.

Ende nuk ka asnjë dyshim nga ana e familjarëve lidhur me largimin e të resë.


EMISIONET