Një doktor i martuar nga Pakistani ngacmoi seksualisht një studente infermierie dhe më pas e akuzoi për norma të ndryshme kulturore.

Babai i dy fëmijëve, Imran Qureshi që banon në Manchester tha se vajza 21-vjecare ishte seksualisht e lirë pasi ka patur të dashur.

Sipas Dailymail, 44-vjeçari preku gjoksin e saj duke i thënë se kërkonte lidhje me të ndërkohë që punonin në të njëjtin spital. Pas kësaj, ai pranoi se kishte bërë një gabim duket fajësuar sjelljen e tij, e cila është e ndryshme nga ajo e britanikëve.

Nuk është hera e parë që doktori bën një sjellje të tillë pasi në qershor u gjykua për një sulm tjetër seksual, ndërkohë që këtë herë duhet të nënshkruajë në Regjistrin e Ngacmuesve Seksualë për 5 vite dhe të paguajë dëmshpërblim 750 paund.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/