Nga triumfi në tragjedi. Richard Harris, australian, doktori që ndihmoi 12 fëmijët e ngecur në shpellën tailandeze dhe trajnerin e tyre të dilnin nga ku kishin ngecur, ka humbur babain e tij pak pas përfundimit të misionit të shpëtimit.

Lajmi u dha nga Andrew Pearce, shefi i anestezisë, i cili tha: "Është një dhimbje e madhe për famijen Harris, Richard do të kthehet shpejt në shtëpi për të qenë pranë të dashurve të tij."

Harris, kishte vajtur në Tailandë për pushime, të cilat i ndërpreu për të marrë pjesë në misionin e shpëtimit.

"Është një burrë i mirë, nuk u mendua dy herë", ka shtuar Pearce.

E ishte pikërisht ai që doli i fundit nga ai 'burg' i futbollistëve të rinj.

Harris kontribuoi personalisht në operacionin e shpëtimit të këtyre ditëve, duke zgjedhur se kë të nxirrte nga shpella fillimisht, në bazë të gjendjes shëndetësore.

"E gjithë skuadra është krenare për doktor Harris, ishte një javë e vështirë", përfundon Pearce duke mos harruar se "Richard tani kërkon vetëm respekt dhe privaci për këtë moment delikat".

/Ora News.tv/