“Doktorët gazmorë”, ekipi izraelit trajnime për mjekët dhe infermierët shqiptarë

“Doktorët gazmorë”, ekipi izraelit trajnime për

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ambasada e shtetit të Izraelit në Tiranë kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga e gjithë Shqipëria, për programin e “Dream Doctors”, pra doktorët gazmorë të Mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ambasadori Izraelit Boaz Rodkin vizituan ambientet e spitalit Pediatrik në QSUT, ku ekipi doktorëve gazmorë profesionistë nga Izraeli performuan për pacientët e vegjël.

“Kjo mënyrë e re e trajtimit të fëmijëve në spitale do të mundësojë që ata të mos ndihen si në spital. Sigurisht medikamentet bëjnë pjesën e tyre por edhe sjellja e mirë është një element më shumë për t'u shëruar sa më shpejt”, tha Ministrja Manastirliu.

Duke treguar mbështetjen për trajnimet e ekipeve shqiptare, ambasadori i Izraelit u shpreh se “Është e provuar që t’i kthesh buzëqeshjen fëmijëve i ndihmon të shërohen më shpejt, ndaj jam shumë i lumtur që konkretizuam përpjekjet disa mujore për realizimin e këtij projekti të Agjencisë së Zhvillimit të shtetit të Izraelit me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë”.

Kjo praktikë e njohur botërisht, ka të integruar këta profesionistë në stafin mjekësor multidisiplinar, kryesisht por jo vetëm në repartet pediatrike.

EMISIONET