Ish-deputeti, Asllan Dogjani i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, tregoi një rast kur u arrestua një kriminel me lidhje partiake në periudhën kur kryeministër ishte Fatos Nano.

Dogjani: Unë kam qenë drejtor policie. Kam bërë arrestimin e një krimineli. Një deputet i PS-së i ka thënë kryeministrit në atë kohë, Fatos Nanos që ky drejtori i policisë po arreston njerëzit tanë. Për hir të së vërtetës, ai i ka thënë; kush janë njerëzit tanë? Filani! Pse njerëzit tanë janë kriminelë dhe u mbyll çështja. Duhet që policia e shtetit të jetë e depolitizuar. Pasojat e këtyre krimeve sot në Shqipëri që ka filluar duke u rritur ditë për ditë.

Në emisionin Arena nga Dritan Hila, është folur për situatën e krimit në vend, nga rikthimi në qendër të vëmendjes të Babales, deri tek vrasja në Bllok e Xhisiela, këto ngjarje kanë marrë vëmendjen më të madhe të politikës, shoqërisë dhe medias.


/Ora News.tv/