Një këlysh tigri i brenda një ene plastike në një kuti postare është zbuluar nga inspektorët doganorë të policisë.

Tigri 2 muajsh u zbulua nga qentë e policisë federale që po kryenin një kontroll rutinë në një zyre postare në qytetin e Tlaquepagës, Meksikë.

Qentë e trajnuar vunë re zhurma dhe lëvizje brenda enës plastike dhe oficerët shpejt zbuluan se kishte vrima ajri të shpuara në të.

Kur hapën kutinë gjetën tigrin brenda.

Ai ishte droguar dhe i shtrirë në gazetë pa ushqim ose ujë brenda enës.

Kutia postare po dërgohej nga Jalisco  në Queretaros.

/Ora News.tv/