Studentët vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë si pjesë e rezistencës për të plotësuar 8 kërkesat e tyre.

Gjatë orëve të natës studentëve, të paktë në numër, (ora 21;00)  u janë sjellë batanije dhe ushqime nga qytetarët e tyre.

Ndërkohë protesta në ditën e 9-të të saj, nisi me marshimin e studentëve nga Universitetet, për tu vendosur para Parlamentit. Pas  4 orësh protestë para Kuvendit, studentët u zhvendosën drejt kryeministrisë, ku aty shprehen se do të qëndrojnë edhe gjatë natës.

Protesta është shumë paqësore dhe studentët theksojnë se ajo nuk do ndalet deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre për të cilën nuk kërkojnë negociata por vetëm vendimmarrje.

"Shumë mirë vetë kryeministri dhe ministrja thonë që 8 kërkesat janë të drejta. Rama thjesht ti pranojë kërkesat" thotë  një student për mikrofonin e Ora News.

Ndërkohë kryeministri Rama zhvilloi një mbledhje urgjente me rektorë dhe dekanë, ku i kërkoi atyre llogari për shpenzimet. Rama i dha një 'shuplakë' atyre duke i thanë së edhe ata janë fajtorë, ndërsa u shpreh se bordi i administrimit të universiteteve duhet shkarkuar. Ai i kujtoi atyre se sa të jetë kryeministër do të jetë protestues për çështjet e Universitetit. 

Protestuesve të Tiranës i janë bashkuar edhe studente nga Elbasani, e Shkodra e Durresi.

Studentët qëndruan para Kuvendit nga ora 10:00- 13:50 dhe më pas protesta u zhvendos para kryeministrisë ku vijon.  

Ora News po përcjell LIVE në Facebook dhe youtube çdo zhvillim

Ora 19:30 Studentët ndezin zjarre


Ora 19:00 Studentja: Kam punuar natën dhe kam mbledhur sherbelë për të përballuar shkollën


Ora 18:20 - Denoncimi: Studentëve protestues u janë ofruar Iphone X. Nuk tërhiqemi!

Një student denoncoi për mikrofonin e Ora News, presionet e ndryshme ndaj tyre për t'u tërhequr nga protesta. 

Ai tha se një nga format është edhe dhurimi i një telefoni celular i markës së fundit, Iphone X.


Ora 18:02 Rama-rektorëve: Protesta një ditë do mbarojë, por mua do më keni protestues të Universitetit

Ora 17:46 Rama: Rektor i universitetit të Tiranës i "arratisur"!

Ora 17:32 Rama: Bordi i administrimit të universiteteve duhet të shkarkohet

Ora 17:14 Rama "shuplakë" dekanëve: Po fshiheni! Nuk është vetëm qeveria fajtore

Ora 16: 23 Studentet vijojne protesten para kryministrise.


Ora 15:55 Studenti: Do të ngrihen përfaqësi për të drejtuar protesën, jo për dialog

"Me informacionet që kam unë do ngrihen përfaqësi për të drejtuar protestën dhe jo për të dialoguar me kryeministrin. Këto janë pika që nuk kanë nevojë për dialog. Edhe nësër nëse nuk ka plotësim kërkesash do të mblidhemi për të kërkuar të drejtat tona."


Ora 15:08 Studentët vijojne protesten dhe therrasin me mikrofon. Kerkojne anulimin e pr/ligjit dhe plotesimin e 8 kerkesave.

Nje qytetar ne proteste beri apel: Mos ki mllef me studentet. Anullo pr.ligjin plotesoni kerkesat. 

   Ora 15:00 Studentet e Arkitektures leter ambasades amerikane: Na perkrahni ne proteste. 

Ora 14: 07 Rama çuditet me Metën: Kthen buxhetin pas propozimeve të LSI

Ora News po përcjell LIVE në Facebook dhe youtube çdo zhvillim




Ora 13: 43 Studentët po zhvendosen drejt kryeministrisë




Ora 13:02 Me qindra studentë u vendosën para Parlamentit prej orës 10:00  deri në 13: 50 dhe bënin thirrje: Ulni tarifat! Plotesoni kerkesat! 

Studentëve i janë bashkuar dhe studentë nga Elbasani dhe Durrësi si dhe ka qytetarë të ndryshëm. 

Protesta është shumë paqësore dhe studentët theksojnë se ajo nuk do ndalet deri  në plotësimin e 8 kërkesave të tyre për të cilën nuk kërkojnë negociata por vetëm vendimmarrje.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit shprehu edhe njëherë gatishmërinë për plotësimin e 8 pikave të studentëve, por tha se këto bëhen duke dialoguar.

Duke e quajtur protesten 'shuplake per qeverine, grusht per opoziten dhe shprese per shoqerine" Rama hodhi dyshime se opozita kerkon te perfitoje nga situata.

Gjithashtu Rama iu drejtua studenteve dhe permes nje postimi ne twitter.

Rama: Jam gati te diskutoj me ta por studentet duan?! Shuplaka te tilla na duhen per tu bere me te vetedijshem.  Kërkoj dialog jo për të vonuar zgjidhjen apo për ta zgjatur pafund por për të hapur një kapitull. Të tetë pikat janë të realizueshme dhe ne jemi gati të realizojmë.

Ndërkohë studentet i quajten: Pallavra qeverie!  Te marre vendimmarrje!" Këto që ne kërkojmë janë bazike.  "Nuk lëvizim që aty! Problemet e arsimit të zgjidhen me ligje të mira!  
Protestës i janë bashkuar dhe qytetarë të ndryshem. 

"Nuk kërkojmë benefite, por gjëra minimale! Mbase zemrat e freshistëve janë me kryeministrin. Kur të zgjohet nga ëndrra të vijë këtu të" tha një student


Ora  13: 41  Meta kthen ne Kuvend pr/buxhetin 2019: Ploteso kerkesat e studenteve

Presidenti ndërmerr një veprim të rëndësishëm.

Kthen për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Vendimi u morr duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme.

Ora 13: 07 Protesta vijon

Parlamenti ka mbyllur punimet por studentët nuk janë larguar. Nuk dihet ende çfarë do të ndodhë por studentët shprehen të vendosur për të vijuar rezistencën sot në ditën e 9- të të rezistences se tyre 



Ora 12: 29  Rama u drejtohet serish nga twitter: Hajde te dialogojme, mos bllokoni  

 
 
 

Ora 12: 27 Sander Lleshi: Procedimi penal per studentet e profesor Tupen, "Fake News"

 



Ora 12: 06  Studentet therrasin: "Edi Rama lëre mallin hajde na qaj hallin"





Ora 11: 16 Taulant Muka per Ora News : Politika e vjetër ka rënë, sot kryeministër janë studentët VIDEO



Ora 11: 39  Kryemadhi: Hyre në politikë si hije do ikësh si kufome, VIDEO



Ora 11: 38 Nikolla flet duke iu dridhur zëri: Studentët kanë të drejtë, gati të marr përgjegjësitë VIDEO


Ora 10: 33   Rama fton studentet 

Kryeministri Rama foli dy here ne foltoren e Kuvendit.

Rama ne Kuvend: Protesta i dha një shuplakë qeverisë, grusht opozitës

 Rama: 8 pikat e realizueshme dhe gati ti realizojmë, pas dialogut me studentët

Rama ne Kuvend: "Kjo sallë është në dispozicion për studentët. Opozita reale janë ata studentë që kanë vendosur të ngrenë krye kundër atij sistemi që i ka marrë peng dhe na kanë dhënë një shuplakë për të na shkundur dhe për të na bërë që ti hapim sytë më shumë dhe ti fokusojmë më shumë tek ajo që ndodh. Unë jam gati këtu e kudo që studentët duan të flasin me ta. Jo pë ti torolisur, as për të mbyllur protestën. Nuk dua që protesta të mbyllet...

Pikat ne jemi gati ti plotësojmë një për një por ata që erdhën këtu si përfaqësues trë opozitës së maskuar të hedhur në ilegalitet

Fshihet qëllimi që këto mos të zgjidhen, qe studentët te acarohen dhe te futen ne qorrsokakun ku do kjo opozite qe kercenon per kaos e djegie...


(Foto: LSA) 


Ora 09:52 Studentët u bëjnë thirrje me megafon studentëve të tjerë të bojkotojnë mësimin


Ora 09: 47 Studentet nga Korpusi po marshojne drejt Parlamentit. Shoqerohen nga policia 



Ora 09:33 Studentët e Universitetit të Mjekësisë Tiranë marshojnë drejt Kuvendit



Ora 09:11 Edhe studentët që protestuan para MAS do zhvendosen te Kuvendi

Një prej studenteve që kaloi natën para Ministrisë së Arsimit thotë se protesta do të zhvendoset para Kuvendit, ndërsa pas orës 10 nuk dihet si do vijojë.

Studentja: Për momentin do të ikim te Parlamenti pastaj në orën 10 nuk e di si do të vijojë. Plotësimi i 8 pikave mbetet i panegociueshëm.

Ora 09:01 Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë stacionohen pas Kuvendit, ndërsa para godinës është vendosur një kordon policie.

Ora 08:54 Nis mbledhja e studentëve te Shkencat e Natyrës.

Ora 08:30  Nje grup studentesh kalojne natën para ministrise së Arsimit dhe kryeministrise 

Studentet kalojne naten jashte para ministrise se arsimit dhe kryeminsitrise

Një grup studentësh e kanë gdhirë edhe sot përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, teksa protesta e tyre hyn në ditën e nëntë.

Pritet që ditën e sotme (13 dhjetor 2018) dy grupet e shpërdara para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë të mblidhen para Kuvendit, ndërsa është parashikuar dhe seancë plenare.

LIVE/ Studentët tek Kuvendi: Nuk lëvizim që aty! Ne nuk kemi frikë!

Ja 8 pikat e panegociueshme të studentëve

/Ora News.tv/