Armanado Duka ishte i pranishem në shkollën Qamil Guranjaku për projektin 'Grow'- futbolli në shkolla. Gjatë një prononcimi për mediat, Armand Duka u pyet edhe për zgjedhjet ne FSHF në datë 7 shkurt si dhe nëse ai do shënonte ‘golin’ e pestë në krye të këtij institucioni.

Shpresoni të shënoni golin e pestë në datë 7?

Shënova shumë gola besoj me gjithë këta fëmijë. Nuk besoj se futbolli mund të bëjë gol më të bukur se kaq. Uroj që futbolli të jetë gjithmonë kështu dhe argëtues ashtu siç është misioni i tij.

Prisni gol në datë 7, golin e pestë?

Golat janë të rëndësishëm për lojën. E rëndësishme është që i gjithë projekti të vazhdojë dhe Shqipëria të ketë prespektivë në futboll.

Do ju vinte keq nëse nuk do jeni ju që do vazhdonit këto projekte që keni nisur?

Është familja e futbollit ajo që do vendosë për projektet dhe kush do t’i vazhdojë. Projektet i kemi bërë bashkërisht dhe kam dëshirë t’i vazhdojmë bashkë.

Të vjen keq që është politizuar shumë çështja e zgjedhjeve për federatën?

Jam larg atyre ekstremizmave politikë. do të mbetet garë sportive dhe kam kërkuar që të mbetet e tillë. Nuk duhet të fusim tonet e politikës.

Po kandidati nga Elbasani, keni ndonjë koment?

Në fakt nuk është se kam ndonjë njohje personale dhe e kam ndjekur mediatikisht. Është një konkurrent si tjetri.

 Duka shoqërohej nga zv.ministri i arsimit dhe sportit si edhe përfaqësues vendor.


/Ora News.tv/