A do të kthehet këtë javë opozita në Parlament? Ja përgjigjja e Bashës

A do të kthehet këtë javë opozita në Parlament? Ja

Këtë javë do të zhvillohen dy seanca parlamentare, të enjten dhe të premten. Kjo mund të jetë një mundësi që opozita të thyejë bojkotin, pasi në seancën e së premtes pritet që të diskutohet vetingu në politikë, propozimi i bërë nga opozita.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha u pyet nëse do të kthehet në seancë këtë javë, dhe kreu i demokratëve u përgjigj:

Basha: Atë do t’jua bëjmë të ditur, pasi të kemi marrë një vendim politik, në konsultim me të gjithë aleatët.

Pyetje: Kur do merret ky vendim?

Basha: Do ta keni informacionin, pa merak.

EMISIONET