Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi e ftuar në "Tonight Ilva Tare" thotë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Partia Demokratike dhe se ndryshimi duhet të vijë brenda saj.  

Harxhi: Po absolutisht! Unë do të qëndroj në Partinë Demokratike. Unë nuk besoj që një lëvizje tjetër e ndihmon PD-në. Unë mendoj që PD mund të rritet vetëm me një lëvizje brenda partisë. Nëse ka një shans për bashkim, është një lëvizje brenda partisë, e cila natyrisht do të krijohet një masë kritike në një moment që zt.Basha do ta kuptojë që është i padobishëm për të bërë opozitë në këto momente. Unë jam kundër zt.Basha qenien si kryetar partie. Pas zgjedhjeve të 22 korrikut, kur humbi zgjedhjet.

Sulo: Edhe kjo është non sens. Jeni brenda PD-së dhe nuk e njihni Bashën si kryetar.

Harxhi: Unë thashë nuk është plotësisht legjitim.


/Ora News.tv/