Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë kundër qeverisë që Kryeministrit Edi Rama. Dy partitë më të mëdha opozitare në Shqipëri premtojnë largimin e qeverisë Rama. Në aksionin e fundit të frontit të bashkuar opozitar, PD dhe LSI organizuan protestën e 21-janarit.

Por sa larg do të arrijë bashkëpunimi midis PD dhe LSI.

Endrit Brahimllari, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka lënë të hapur mundësinë e një aleance midis dy partive në zgjedhjet e ardhshme.

I ftuar sot në emisionin Ditë e Re, Brahimllari tha se pas realizimit të fazës së parë të bashkëpunimit, do të ketë qëndrime të tjera të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

"Ne jemi në aleancë me Frontin e Bashkuar Opozitar. Kjo është faza e parë e këtij bashkëpunimi dhe sigurisht pas realizimit të këtij objektivi do të ketë edhe qëndrime të tjera të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

Ne kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë me Partinë demokratike nga viti 2009-2013. 

Ne i qëndrojmë besnikë aleatëve, i qëndrojmë besnik shqiptarëve në raport me votën që marrim kështu që LSI është gjithmonë e hapur në raport me parimet e saj, me besnikërinë që ka ndërmjet qytetarëve dhe  partnerëve të saj në koalicion."

/Ora News.tv/