Ministri i Turizmit, Blendi Klosi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila u pyet nëse parkut arkeologjik i Butrinit do të jepet me koncesion.

Klosi: Butrinti është një pasuri e UNESCO-s që monitorohet rreptësisht nga struktura të specializuara. Besoj që keni informacion të gabuar. Nuk do ta mendoja që të kishim një koncesion që të menaxhojë parkun e Butrintit. Mund të ketë një shërbim ekstra. Butrinti është sajt i UNESCO-s dhe është super i kontrolluar.

/Ora News.tv/