A do ta shkarkojë Meta Mynyr Konin? Hoxha: Shkeljet aq të rënda sa nuk e mbron asnjë "autonomi"

A do ta shkarkojë Meta Mynyr Konin? Hoxha: Shkeljet aq të rënda

Për dekanin e Fakultetit të Juridikut në Universitetin e Tiranës, Artan Hoxha, Ministrja e Arsimit Besa Shahini është terësisht në përputhje me ligjin sa i takon pezullimit të rektorit të UT-së Mynyr Koni.

Ai tha se është kompetencë e saj që të pezullojë me një muaj drejtuesin e një institucioni  publik të arsimit të lartë nëse konstaton shkelje.

Hapi i dytë i Shahinit, tha ai, është ti propozojë Metës shkarkimin e tij.

E lidhur me vendimmarrjen e këtij të fundit, Hoxha tha se është në vlerësimin e Presidentit nëse bie dakord me qëndrimin e Ministres por shtoi se shkeljet prej Rektorit janë aq të rënda saqë asnjë lloj "autonomie" nuk do ta mbronte një individ që e shkel hapur ligjin në emër të autonomisë.

Hoxha: Nuk ka një anashkalim  të Presidentit të Republikës nga Ministrja.Rendi kronologjik i ligjit thotë se Ministri kur konstaton shkelje të ligjit nga autoriteti drejtues i një institucioni publik të arsimit të lartë, në të cilin ai mendon se janë shkelje të karakterit të rëndë dhe që duhet të sjellin pasoja të drejtëpërdrejtë ka të drejtë ta pezullojë deri në një muaj Rektorin e një institucioni të arsimit të lartë dhe ti propozojë Presidentit të Republikës shkarkimin e tij. 

Ministrja të shtunën ka bërë hapin e parë pasi ka verifikuar prej gati një viti paligjshmëritë e Rektorit të Universitetit të Tiranës.Hapi i dytë është ti propozojë Presidentit të Republikës shkarkimin e Rektorit. Është në vlerësimin e Presidentit nëse ai i vlerëson të tilla shkeljet njësoj si Ministri përkatës me qëllim që ai të mbajë pozicionin e tij në lidhje me shkarkimin e Rektorit nga detyra.Unë vlerësoj se sjelljet janë aq të hapura, aq të dukshme, aq të rënda sa që asnjë lloj "autonomie" nuk do ta mbronte një individ që e shkel hapur ligjin në emër të autonomisë.

Kule: Zëvendësrektori do të vazhdojë të kryejë funksionet e Rektorit. Ligji parashikon 6 muaj por ne kemi detyrimin që zëvendësrektori, strukturat kolegjiale ti gjenden pranë për të realizuar detyrimet në përputhje me ligjin. Edhe një vit mbetet për të ardhur te zgjedhjet normale, është një proces që do të respektohet ligji.

EMISIONET