A do ta pranojë shkarkimin? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

A do ta pranojë shkarkimin? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

Kreu i shtetit Ilir Meta ka deklaruar se do ti qëndrojë deri ditën e fundit premtimit që ka bërë për të mbrojtur kushtetutën.

Në një intervistë për gazetën greke "Kathimerini", Meta thotë se të gjitha aktet e ndermarra prej tij gjykohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Ilir Meta: Përgjegjësia ndaj shtetit dhe interesi më i mirë kombëtar kanë qenë dy parimet e vetme udhëheqëse në ushtrimin e detyrës time dhe unë kurrë nuk do t’i komprometoj ato për hir të marrëdhënieve personale.

Kam bërë një betim sublim si President i Republikës për të respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën e vendit tim dhe unë do t’i mbetem besnik atij premtimi deri në ditën e fundit në këtë zyrë.

Çdo çështje që lidhet me aktet ose vendimet kushtetuese mund të gjykohet vetëm dhe veçanërisht nga Gjykata Kushtetuese, duke përfshirë këtu edhe dekretin e Presidentit të Republikës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ose përpjekjet politike të shumicës qeverisëse për të shkarkuar Presidentin e Republikës.

EMISIONET