Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, sqaron se si do të veprohet me rastin e emigrantëve për taksën e banesës. Ndërsa eksperti Panajot Soko thotë se taksa është për të mbushur gropat e buxhetit.

Pjesë nga deklarata: 

Sulçe: Çfarë do të ndodhë me rastin e emigrantëve?

Lera: Nuk mund të ngremë skemaNëse emigranti është jashtë dhe është nëna dhe babai i vet me certifikatë më vete, ata në bazë të ligjit nuk do të paguajnë. Nëse në certefikatën e tyre janë edhe fëmijët, atëherë do të paguaj.

Soko: Emigranti që është me familjen jashtë dhe ka mbyllur derën e detyroni të paguani taksën. E kuptoni çfarë absurdi! Ky është lek që po del nga xhepi i njerëzve dhe del për të mbushur gropat që ka buxheti.

Nuk mbetën 25 mln dollarët e kësaj takse për të kopshte dhe shkolla. Ky është kompensimi i robin hubizmi që qeveria ua merr të varfërve dhe ua jep të pasurve.

/Ora News.tv/