Do kompensohen edhe këtë herë të dëmtuarit nga përmbytjet, por...

Do kompensohen edhe këtë herë të dëmtuarit nga

Qeveria do të kompensojë  të dëmtuarit nga përmbytjet që u shkaktuan nga vërshimi i lumejve ditët e para të dhjetorit .

 E deklaroi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të Emergjencave paraditen e sotme.

"Sa na takon ne do të bëjmë maksimumin sic kemi bërë herën e shkuar që nuk kemi lënë askënd pa kompensuar deri në fund për dëmet që kanë pasur. Është shumë e e rëndësishme të bashkëpunohet ngushtësisht me prefektet dhe pushtetin vendor" tha Rama.

Por...

Por kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjithmonë kështu.  "Buxheti i shtetit që nuk mund të përballojë gjithmonë e gjithcka" - tha Rama prandaj vendosi përparësi marrjen e e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneset nga përmbytjet.

Edi Rama: " Duhet sensibilizuar të marrin masa të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore në mënyrë që dëmet e tyre të kompensohen plotësisht dhe në kohë reale në bazë të këtij mekanizmi. Jemi ende i vetmi vend që nuk ka një masë të tillë në ligj dhe njerëzit preken në mëshirë të fatit dhe në pritje nga buxheti i shtetit që nuk mund të përballojë gjithmonë e gjithçka" 

Përparësi tjetër është dhe hapja e shkollave përkohësisht të mbyllura dhe vijimi i ndërhyrjeve dhe investimeve në argjinatura. 

EMISIONET