A do jetë i paligjshëm mishi i sufllaqeve? Ja çfarë vendosi Parlamenti Europian

A do jetë i paligjshëm mishi i sufllaqeve? Ja çfarë

Parlamenti europian ka hedhur poshtë planet për të ndaluar përdorimin e substancave konservuese në mishin industrial. Me një shumicë prej 376 votash, organi ligjvënës ra me tre vota.

Vendimi u prit gjatë nga industria e mishit të kebapëve, që thotë se duhen fosfate për ta mbajtur mishin të ngrirë, me lëng dhe të shijshëm për konsum.

Pala propozuese argumentonte se fosfatët përbëjnë rrezik shëndetësor për sëmundjet kardiovaskulare, por u hodh poshtë.

“Kjo është një ditë e trishtueshme për të drejtat e konsumatorëve, të cilat janë shkelur,” – tha deputeti i partisë së Gjelbër.

Edhe nëse fosfatet do ishin ndaluar, industria do detyrohej të kërkonte alternative pasi nuk mund të ndalonte prodhimin e një ushqimi popullor në shumë qytete europiane si hamburger apo sufllaqet.

EMISIONET